Treg

Dita ndërkombëtare e birrës, tregu “i ftohtë” prej 603 mld dollarësh

E kuqe, e zezë, bjonde, e turbullt. Ajo vjen në të gjitha ngjyrat dhe shijet sipas dëshirës.

Nuk do të thotë të jesh qefli pas alkoolit që të kesh provuar një herë në jetë një gotë a një shishe birrë.

Por sot, në Ditën Ndërkombëtare të saj, psikologjikisht, gëllënjkat e lëngut të ftohtë me përbërje elbi mund të të shijojnë më shumë.

Edhe pse prodhuesit shqiptarë të birrës shpesh ankohen për barra të larta fiskale duke u ndjerë të diskriminuar nga shteti, tregu i birrës në vend zhvillohet e rritet çdo vit duke i kaluar 80 mln euro.

Sipas historisë, Ilirët, paraardhëist tanë, gati 5000 vjet më parë e donin shumë birrën. Faktet historike tregojnë se ilirët e prodhonin birrën nga elbi dhe e quanin sabaja.
Sabaja ishte një pije e veçantë, e cila sipas gojëdhënave i bëri ilirët pijedashës të mëdhenj.

Sipas Theopompit, Ilirët si meshkujt, ashtu edhe gratë e tyre: “gjatë gostisë pinin aq shumë sa deheshin plotësisht dhe burrat u jepnin liri grave të tyre për tu përshëndetur me çdo burrë tjetër në gosti”.

Në Shqipëri rreth 2.1% e popullsisë konsumon alkool çdo ditë, 40% e meshkujve e duan alkolin dhe vetëm 5% e femrave e kanë dobësi.

Industria e birrës në Shqipëri nisi të lulëzojë në vitet ‘30, kur nisi prodhimi i birrës Korça e Tirana, të cilat morën emrin e qytetit ku nisën të prodhoheshin.

Prodhuesit lokal në atë kohë prodhonin birrë të llojit Pilsener dhe pak të zezë.
Prodhimi i birrës para viteve 1990 ishte i limituar në sasi duke përmbushur vetëm kërkesat e tregut vendas. Pas viteve ’90 me ndryshimin e sistemeve dhe liberalizimin e tregut, industria e birrës shfrytëzoi avantazhet e tregut të ri duke u hapur edhe ndaj tregjeve të tjera.

Birra shqiptare është shumë e kërkuar në rajon, por ajo eksportohet në të gjithë botën si në SHBA, ashtu edhe në shtetet e Europës, madje edhe në vendet kampion për birrën si Gjermani e Belgjikë.

Në gjashtë muajt e parë të 2018-ës, sipas statistikave të INSTAT Shqipëria ka eksportuar 22,1 mln litra birra ose 17, 4 mld lekë. Kosova dhe Greqia rezultojnë më të interesuar për birrën shqiptare me përkatësisht 10 mln litra dhe 4,7 mln litra.

Tregu ndërkombëtar

Tregu global i birrës në 2018-ën ka shënuar 603.1 mld dollarë. Nëse perceptimet tona e rendisin Gjermaninë dhe Belgjikën në vendet e parë të listës së prodhuesëve të mëdhenj, gabohemi.

Për 2019-ën, prodhuesit më të mëdhenj të birrës në botë sipas volumit janë: Kina me 46.5 milion kilolitre, SHBA-të, Brazili, Gjermania, Rusia, Meksika, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Spanja me 3 mln kilolitër.

Ajo që shohim sot në industrinë e birrës është një cikël i gjatë i konsoliduar që nisi më 1970-ën me blerjen e Miller Brewing nga Phillip Morris. Vazhdimësia e konsolidimit të industrisë ka dy anë për tu kosnideruar, Wall Street dhe Main Street. Ata në Wall Street konsiderojnë forcën dhe mundësinë e konsolidimit global të birrës sipas shkallës dhe efiçensës. Në anën tjetër, konsumatorët e Main Street janë të ndërgjegjshëm për risqet dhe kufizimet e aksesit në treg, zgjedhjes dhe vlerës si një burim për konsolidim të mëtejshëm. Duke patur disa kompani birre në tregjet më të mëdha sjell ekonominë e shkallës, por kjo ngjithashtu sjell risqe në industritë e lidhura me to, bizneset dhe konsumatorët të cilët mund të afektohen nga kosnolidimi.

Qartësisht ekziston një gamë e gjerë e tregjeve të konsoliduar, me Gjermaninë në nivelin e 40 %, Venezuelën dhe Filipinet 100 %. Në terma të mesatares së ponderuar, më shumë se 85 përqind e vëllimeve botërore kontrollohen nga pesë prodhues birrash për treg.
Birra është një nga pijet alkoolike më të konsumuara përreth botës dhe bëhet nga elbi, uji, majaja, etj, të cilat fermentohen për një periudhë të caktuar. Shpesh, përbërësit si erëza dhe fruta përdoren për ti dhënë aromë.

Tregjet në zhvillim si Kina, India, MENA (Lindja e Mesme dhe Afrika), Amerika Latine dhe Europa aktualisht përfaqësojnë nxitësit kryesorë të tregut global të birrës. Përkundrazi, shitjet në tregjet e zhvilluara si Amerika e Veriut dhe Europa Perëndimore mbeten në vend ose po bien.

Një tjetër trend i madh që aktualisht po vërehet nga industria është performanca e fortë e markave super premium dhe premium, të cilat po rriten më shpejt se tregu i përgjithshëm i birrës. Në tregjet në zhvillim, nxitja e cilësisë premium shoqërohet me dëshirën për të shfaqur klas dhe sofistikim.

Konsumatorët po kërkojnë gjithashtu përvoja të ndryshme dhe inovative të pirjes, të cilat i kanë bërë ata të provojnë një shumëllojshmëri të birrave me aromë dhe mikset e birrës. Birrat pa alkool dhe me alkool të ulët kanë fituar gjithashtu një popullaritet të madh në mesin e konsumatorëve të rinj që janë duke u përpjekur të bëjnë zgjedhje pozitive të stilit të jetës dhe të menaxhojnë konsumin e tyre të alkoolit.

Kompanitë e birrës më të mëdha në botë

Anheuser-Busch InBev.
Heineken
China Resources Snow Breweries
Carlsberg
Molson Coors Brewing
Tsingtao Brewery Group
Asahi
Yanjing
Kirin
Groupe Castel

Tregu europian

Vitin e klauar, mbi 39 mld litra birrë me alkool u prodhuan në BE. Prodhimi i birrës në BE ishte i barabartë me 76 litra për banorë.

Në 2018 BE prodhoi mbi 1 mld litra birrë që përmbante më pak se 0.5% alkool ose pa alkool fare.

Gjermania rezultoi prodhuesi më i madh në Europë.

2/3 e birrës të prodhura që përmbante alkool erdhi nga gjashtë vende anëtare të BE-së. Gjermania, prodhuesja më e madhe e birrës në 2018 prodhoi 8.3 mld litra (ose 21% të prodhimit total të BE-së). Me fjalë të tjera, rreth një në pesë birra me alkool të prodhuara në BE vinin nga Gjermania.

Gjermania është ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Spanja, Hollanda dhe Belgjika.
Krahasuar me 2017, Italia ka rezultuar me rritjen më të madhe të prodhimit të birrës me alkool (21%), e ndjekur nga Hungaria (11%) dhe Çekia (6%).

Në kontrast me Italinë, prodhimi i Birrës në Mbretërinë e Bashkuar ra me 20%, po ashtu në Austri dhe Sllovaki me 10%, dhe në Hollandë me 9%.

Por Hollanda në të njëjtën kohë rezultoi për 2018-ën eksportuesja më e madhe e Birrës në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë