Nga Gazeta Si- Për dy ditë me radhë, në Tiranë do të festohet Dita e Verës, një organizim që do të sjellë edhe devijimin e trafikut.
Duke nisur nga ora 12:00 në datën 13 mars e deri në orët e para të datës 15 mars, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në disa nga zonat kryesore të Tiranës.
Nga data 13 mars ora 22:00, deri më 14 mars, në orën 18:00, do të bllokohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme, deri në fillim të ish “Hotel Dajti”.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e ish “Hotel Dajti”, deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Gjitahstu do bllokohet segmenti nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi” dhe deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”.
Nga data 13 mars ora 12:00, deri në datën 15 mars, në orën 02:00, do bllokohet qarkullimi nga rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII” si dhe rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje