Politike

Dita e Kujtesës së Holokaustit, Rama: Shqipëria do jetë gjithmonë shtëpia e popullit hebre

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia e popullit hebre.

Në një postim në X, Rama shkruan se “Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë”.

Kreu i qeverisë u shpreh se dëshiron që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane.

“Pa tunele terrori poshtë dhe askush nuk e vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”, theksoi ai.

Gjithashtu ai i bëri thirrje popullit hebre që të vizitojnë vendin tonë dhe të investojnë këtu për të ndërtuar një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet.

“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë miliona jetë të humbura dhe qëndrueshmërinë e atyre që mbijetuan. Kujtojmë gjithashtu me krenari se falë trimërisë së gjyshërve dhe nënave tona (kryesisht myslimane), Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë – duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë”, shkroi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë