Bota

Vladimir Putin shpall armëpushim të përkohshëm 3-ditor

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores mbi nazizmin, e cila festohet më 9 maj.

Prandaj, armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga 8 deri më 10 maj.

“Sipas vendimit të Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, në bazë të konsideratave humanitare, gjatë ditëve të 80-vjetorit të Fitores – nga mesnata mes 7-9 majit deri në mesnatën e 10-11 majit, pala ruse shpalli të gjithë një operacion pushtimi”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Në këtë periudhë kohore Putin shpreson që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Ukraina. Po ashtu nëse ky vendim nuk respektohet, Kremlini ka theksuar se ata do të kundërpërgjigjen.

“Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, forcat e armatosura ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive. Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për negociata paqësore dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë”, vazhdon deklarata.

Ukraina ende nuk ka reaguar për këtë vendim të presidentit rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë