Futboll

Dita e Derbit në Manchester

Nga Gazeta Si – Manchester City pret Manchester United në “Etihad” dhe kthimi i vendasve te fitoret në Premier League kuotohet në 65.6% pas 10.000 simulimeve të superkompjuterit të Opta.

3 pikët që ka City aktualisht janë kuota më e vogël që Pep Guardiola ka marrë në startin e sezonit në ishull.

Manchester United do të provojë të marrë fitoren e dytë rradhazi në “Etihad Stadium” për të parën herë pas Marsit të vitit 2021.

Manchester City dhe Manchester United do të hyjnë vetëm për fitore në derbin e sotëm, por jo për të njëjtat arësye.

Man City ka fituar 5 nga 8 ndeshjet e fundit në Premier League ndaj Man Utd (1B 2H), mgjs për një sezon më parë atë nuk fituan asnjë ndeshje (1B 1H) për të parën herë nga sezoni 2020-21.

United fitoi 2-1 me përmbysje 2024-25 në sfidën që diferencën e bëri Amad Diallo.

Fillimisht fitoi 11 metërshin e kthyer në gol nga Fernandes, përpara se të shënonte golin e fitores në 90’.

Prej sezonit 2015-16, skuadra pritëse ka fituar 6 nga 20 përballjet në Premier League (4B 10H).

United i ka shkaktuar 25% të humbjeve në Premier League, spanjollit Guardiola në shtëpi .

– Formacionet e mundshme:
Manchester City: Gianluigi Donnarumma, Matheus Nunes, Rúben Dias, Nathan Aké, Nico O’Reilly, Rodri, Tijjani Reijnders, Bernardo Silva, Oscar Bobb, Jérémy Doku, Erling Haaland.
Trainer: Pep Guardiola

Manchester United: Altay Bayindir, Leny Yoro, Matthijs de Ligt, Luke Shaw, Casemiro, Kobbie Mainoo, Amad Diallo, Patrick Dorgu, Bruno Fernandes, Bryan Mbeumo, Joshua Zirkzee.
Trainer: Ruben Amorim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë