“Dita e ashures” e cila përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku sipas besimit islam janë përjetuar disa ngjarje të rëndësishme. Njihet si dita e qerasjes së një ëmbëlsire që ka po të njëjtin emër. Ashurja është një ëmbëlsirë turke por që është përgatitur prej kohësh nga familjet shqiptare.
Ka shumë mënyra për të përgatitur atë dhe një nga mënyrat e sjell edhe Gazetasi.al.
Përbërësit:
300 gr grurë për ashure
100 gr sheqer
100 gr bajame
100gr lajthi
100 gr arra
50 gr rrush të thatë
3-4 fiq të thatë
Disa kokrra shegë për zbukurim (sipas dëshirës)
2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)
2 lugë të vogla kanellë
Pak kripë
Vendosim rrushin e thatë në një enë me ujë të ngrohtë për 15 minuta që të zbutet. Lajmë mirë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me rreth 2-2.5 litra ujë derisa të zbutet plotësisht. Shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë, fiqtë e thatë të prerë hollë, kanellën dhe arrat e grira duke hequr mënjanë disa për zbukurim.
Pastaj mund ta lëmë që lëngu i ashures të trashet vetë duke e përzierë vazhdimisht, apo mund të shtojmë pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë, për të reduktuar kohën e përgatitjes.
Pastaj e lëmë të ziejë edhe për pak minuta dhe e hedhim në tasa. Në fund i shtojmë sipër kanellë, disa kokrra shegë dhe arra. Më pas e fusim në frigorifer dhe e konsumojmë të ftohtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.