Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka pritur në një tryezë ekspertë të ligjit, prokurorë dhe gjyqtarë për të diskutuar mbi Kodin e ri Penal, i cili është përballur me shumë rezerva.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se “ka mbajtur shënim” kritikat dhe sugjerimet. Manja tha se ka një Kod i ri u kërkua nga ministria e Drejtësië dhe se ka kërkuar edhe opinionin një grupi ekspertësh italianë.
“Kemi mbajtur shënim komentet e analizat, sugjerimet e shqetësimet por nga momentii publikimit të draftit në uebin e ministrisë dhe dhënies së linkut të sekretariatit, deri tani kanë ardhur një numër i vogël komentesh. Gjithsesi e menduam këtë tryezë sot për të dhënë disa përgjigje në lidhje me procesin, rolin e ministrisë dhe aspekte të veçanta teknike të draftit të ri. Më duhet të them që jemi ne ministria e Drejtësisë, në emër të qeverisë, që e kemi porositur këtë draft të Kodit të ri edhe si përmbushje e detyrimeve tona në kuadrin e strategjisë së drejtësisë por edhe të negociatave me BE-në. Në procesin e hartimit apo draftimit të ligjeve, ka dy rrugë ose nëpërmjet drejtorisë së legjislacionit në ministri ose nëpërmjet grupit të ekspertëve të fushës. Kemi zgjedhur këtë të dytën edhe për shkak të rëndësisë që ka hartimi i një kodi të ri në jetën politike, juridike dhe ekonomike të vendit.”, u shpreh ministri.
Ndër të tjera ai theksoi se Kodi Penal e merr “dritën jeshile” në Bruksel.
“Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal vetëm pas një procesi të gjerë të konsultimeve të brendshme dhe vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel! Shqipëria e ka të qartë destinacionin e saj, anëtarësimin e vendit brenda vitit 2030. Ky kod do të jetë ekuivalent me ato të Bashkimit Europian.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



