Futboll

Disiplina pezullon 8 javë zyrtarin e Tiranës dhe trajnerin e Kastriotit

Gazeta Si – Komisioni i Disiplinës është treguar pak më i ashpër në dënimet e dhëna për atë çfarë ka ndodhur në ndeshjet e fundit në vend. Bien në sy dënime pak më të rënda se herët e tjera.

Grent Halili, djali i presidentit të Tiranës Refik Halili dhe zyrtar klubi, është pezulluar 8 javë për sjellje josportive. Për të njëjtën arsye është dënuar po me 8 javë pezullim edhe trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela.

Emiljano Cela, trajneri i Kastriotit. Gazeta Si, 11 tetor 2022

Dënime në masë ka pasur edhe për skuadrat e Kategorisë së parë, gjoba për klubet dhe pezullime për individë të veçantë. Besa duhet të luajë 4 ndeshje pa tifozë në vazhdim.

Vendimet kryesore të Disiplinës
Zyrtari i Tiranës, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Partizani, për mosrespektim të përsëritur të rregullores, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore në mëngën e djathtë, dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë.

Zyrtari i Kastriotit, Emiljano Çela, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Teuta, për mosrespektim të përsëritur të rregullores, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore në mëngën e djathtë, dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë.

Luzi i Vogël 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë.

Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë.

Zyrtari i Besës, Klodian Dervishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim.

Zyrtari i Besës, Romeo Bizhdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim.

Zyrtari i Korabit, Shpend Kumbarçe, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 3 ndeshje pezullim.

Tërbuni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë