Gazeta Si – Incidentet e shkaktuara në derbin Partizani-Tirana u kanë kushtuar shtrenjtë të dyja skuadrave të kryeqytetit. Komisioni i Disiplinës ka rritur dozën e ndëshkimit pas atyre rrëmujave dhe ka vendosur që Tirana të luajë 4 ndeshje pa tifozë, kurse Partizani 2 ndeshje.
Po ashtu, për të dy klubet ka vendosur gjoba me 200 mijë lekë, që duhen shlyer brenda 15 ditëve.
Vendimet kryesore të Disiplinës
Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
Lojtari i Erzenit, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 3 ndeshje pezullim.
Lojtari i Bylisit, Xhoel Maçolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

Partizani, për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me 2 ndeshjeve pa spektatorë, si dhe gjobë në masën 200.000 lekë. Partizani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në “Air Albania” brenda 15 ditëve.
Zyrtari i Partizanit, Ervin Hajdari, për provokim të publikut, dënohet me 2 ndeshje pezullim.
Tirana, për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë, si dhe gjobë në masën 200.000 lekë. Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në “Air Albania” brenda 15 ditëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




