Gazeta Si – Gjoba na masë për klubet e Superiores nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Përveç Partizanit dhe Teutës, që gjobiten çdo javë, sepse nuk vendosin stemën e Superiores në fanellë, ka pasur edhe disa gjoba për shkak të tifozëve.
Tirana, Kukësi dhe Vllaznia janë gjobitur me nga 50 mijë lekë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, kurse Erzeni vetëm është paralajmëruar.

Vendimet e Disiplinës
- Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
- Erzeni paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore.
- Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
- Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
- Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
- Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




