Ishte i pritshëm një dënim i gjatë për trajnerin e Kastriotit, Ramazan Ndreu, i cili në ndeshjen me Skënderbeun në Korçë goditi me shkelm lojtarin kundërshtar, Leonit Vitija. Sot Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur ta dënojë atë me 12 ndeshje.
Gjesti i trajnerit krutan ishte shumë i shëmtuar, i dhunshëm dhe i papranueshëm për një njeri që drejton një skuadër, ndaj dhe deri diku mund të konsiderohet një dënim i butë. Në një kampionat tjetër, një trajner që do të godiste me shkelm një lojtar kundërshtar pas ndeshjes, me siguri do ta kishte mbyllur këtë sezon.

Vendimet kryesore të Disiplinës
Zyrtari i Kastriotit, Ramadan Ndreu, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 12 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF.
Teuta, për mosrespektim të përsëritur të rregullores së veprimtarisë futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, dënohet me gjobë njëqind mijë lekë.
Partizani, për mosrespektim të përsëritur të rregullores së veprimtarisë futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, dënohet me gjobë në masën njëqind mijë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




