Euro2024

“Disavantazh kur ke një ditë më pak për t’u përgatitur”, Sauthgejt pas finales: Kejn nuk ishte në nivelin që shpresonim

Garet Sauthgejt deklaroi pas finales së Euro 2024 se ekipi i tij kishte bërë mirë duke qëndruar në lojë deri në fund ndaj Spanjës, por pranoi se iberikët kishin qenë superiorë dhe e kishin merituar fitoren e turneut.

Kemi konkurruar deri në fund në këtë finale. Sot nuk mbajtëm topin aq mirë sa duhej, sidomos kur mbronim mirë. Ata na vunë në presion dhe ne duhej të dilnim dhe kjo bëri që ata ta kishin topin për pjesën më të madhe të ndeshjes. Janë detaje të vogla, por Spanja ishte skuadra më e mirë e turneut dhe e merituan.

Nuk mund të kishte përmbysje tjetër? Është e lehtë ta thuash dhe është padyshim një disavanatzh kur ke një ditë më pak për t’u përgatitur. Por ne ishim ende në ndeshje kur luhej minuta e 80. Do të duhet pak kohë për ta harruar këtë të them të drejtën.

Zëvendësimi i Kejn? Fizikisht ka qenë situatë e vështirë për të. Ai erdhi në turne jo me shumë ndeshje dhe jo në nivelin që ne kishim shpresuar. Ndeshjet janë shumë kërkuese dhe menduam se freskia e Ollit do të na mundësonte të bënim presing më mirë. Mendoj se zëvendësesit hynë dhe bënë atë që i kërkuam”, tha Sauthgejt për BBC pas ndeshjes./panorama


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë