Nga Gazeta ‘Si’-Bitcoin arriti çmimin më të lartë që nga maji i vitit të kaluar.
Ishte mjaft emocionuese për vëzhguesit e kriptove kur kriptomonedha arriti në 31.000 dollarë të hënën(23 tetor). Dhe më pas çmimi i saj u rrit menjëherë. Bitcoin arriti 32.000 dollarë, më pas 33 mijë, 34 mijë dhe në fund 35 mijë dollarë në vetëm pak minuta. Një rritje prej 11.5%.
Kontratat e përhershme të listuara në bursën e Binance pothuajse arritën në 36.000 dollarë.
Kriptomonedha u rikthye në nivelet e para për herë të fundit në maj të 2022-shit, përpara se rrënimi i Terra-Luna dhe FTX ta përkeqësonte gjendjen shpirtërore sa kriptomonedha iu afrua 15 mijë dollarëve.
Sot, (e martë) kriptomondha po tregtohet me 34.800 dollarë.
Bitcoin mbetet nën kulmin e epokës së tij të pandemisë, ku tregtohej prej pothuajse 69.000 dollarësh, i shtrydhur nga rritja e normave të interesit që godasin kërkesën për aktive të rrezikshme.
Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe u rrit me 6% për të tejkaluar 1.800 dollarë.
Burimi: CoinDesk/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.