Ka ndodhur

Disa lëkundje sizmike “zgjojnë” Shqipërinë në mëngjes

Tre lëkundje sizmike janë regjistruar mëngjesin e të hënës në vendin tonë.

Tërmetet kanë qenë me magnitudë 3.3, 3.4 dhe 2.5 të shkallës Rihter.  

Sipas asaj që raporton EMSC, i pari u regjistrua rreth orës 04:39, 14 km në veri të qytetit të Durrësit.

I dyti, rreth orës 05:02 21 km në jug-perëndim të qytetit të Tepelenës, i cili ishte edhe më i forti.

Ndërsa i fundit me magnitudë 2.5, u regjistrua rreth 05:12, 16 km në veri-perëndim të qytetit të Gjirokastrës.

Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë