Drejtësia

Disa ditë pasi u lirua, Erzen Breçani paraqitet në SPAK për komunikimin e akuzës (Foto, video)

Nga Gazeta Si- Vetëm pak ditë pas lirimit nga qelia, tashmë në “arrest shtëpie”, Erzen Breçani është paraqitur në SPAK për komunikim të akuzës.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe i komunikoi akuzat “pastrim parash” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, ish-zyrtarit të policisë dhe personave të tjerë anëtarë të grupit që janë tashmë të arrestuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi t’i ndryshonte masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” më 17 korrik.

Më herët, Erzen Breçani kërkoi disa herë zbutje të masës së sigurisë, me pretendimin se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.

Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës u arrestua në nëntor 2023 me urdhër të SPAK, ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë