Nga Gazeta ‘Si’- Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur besimplotë se mund të ketë një zgjidhje për çështjen e dinarit.
Këtë javë Lajçak do të udhëheqë takimin mes kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç në Bruksel.
Lajçak gjithashtu ka thënë se po synojnë të gjejnë një zgjidhje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.
“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.
Ky do të jetë takimi i shtatë me radhë në nivel të kryenegociatorëve kushtuar kësaj teme, teksa në gjashtë takimet e mëhershme Bislimi, dhe Petkoviç, nuk kanë arritur pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




