Futboll

Dinamo prezanton stafin e ri teknik, pjesë e tij edhe trajneri i Kombëtares shqiptare

Gazeta Si – Klubi i Dinamos ka bërë sot prezantimin e stafit të ri teknik. Vendin e italianit Luixhi Di Biaxho e ka marrë zyrtarisht Dritan Mehmeti, ish-lojtar dhe ish-trajner i kësaj skuadre. Madje, ai e drejtonte Dinamon deri në korrik të këtij viti.

Bie në sy fakti se pjesë e stafit të ri të Dinamos është edhe Ilir Bozhiqi, përgatitësi i portierëve të Kombëtares shqiptare. Ai që stërvit në grumbullimet kuqezi Strakoshën, Berishën dhe Kastratin, do të stërvitë çdo ditë Bekim Rexhepin dhe Admir Salin te Dinamo.

Bozhiqi ka qenë më parë portier i Dinamos. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e stafeve të ndryshme teknike të kësaj skuadre, ku është shpallur edhe kampion i vendit. Tani kthehet te klubi blu pas më shumë se 10 vitesh.

Dinamo mban vendin e fundit në Superiore dhe ndryshimi në stol ishte i detyruar për drejtuesit e klubit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë