Çdo raund që kalon e bën akoma më të paparashikueshme Kategorinë Superiore 24/25. Tre ndeshje nga fundi, shumë pak dihet se si do të përfundojë sezoni i rregullt. Egnatia (humbi 1-2 me AF Elbasani) dhe Dinamo (barazoi 1-1 me Teutën) janë të vetmet që kanë siguruar një vend në “Final4” por nuk kanë ende avantazhin e fushës e jo më vendin e parë. Matematikisht edhe Vllaznia (u mund 1-0 në Ballsh) ka shanse për një nga 2 vendet e para dhe duket më e favorizuar për të qënë ajo mes 4 të parave.

Partizani (47 pikë) humbi Derbin e parë prej 21 Dhjetorit të vitit 2022 (ose ndryshe pas 10 ndeshjeve) dhe rrezikon të mbetet jashtë “Final4” pasi AF Elbasani e ndjek me 1 pikë më pak (46). Masive fitorja e Skënderbeut (1-2) në Laç dhe me 36 pikë duket shumë pranë mbijetesës e cila kalon ndeshjet me Tiranën dhe Bylis në shtëpi. Ballshiotët kanë 1 pikë më shumë se binomi Teuta -Tirana dhe 3 më shumë se Laçi. Çka do të thotë se 270 minutat e fundit vlejnë një sezon të tërë për “quint”-etin e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.