Futboll

Dinamo humb sërish dhe ‘lan duart’ me Superioren, autobusi e lë në Elbasan

Gazeta Si - Dinamo prek fundin. Skuadra kryeqytetase ka humbur sot edhe ‘trenin e fundit’ të mbijetesës, teksa është mundur nga Kastrioti 0-1 dhe rënia në Kategorinë e Parë është vetëm një formalitet. Pritet vetëm matematika. Një dështim i madh për blutë e rikthyer në elitë pas 10 vitesh.

Situata e rëndë është pasuar pas ndeshjes në “Elbasan Arena” edhe nga një episod i rrallë: autobusi i skuadrës është zhdukur nga parkingu para stadiumit, duke i lënë futbollistët dhe stafin teknik aty. Nuk është ende e qartë pse është larguar autobusi, por duket se është një masë e drejtuesve, tejet të zemëruar pas këtij dështimi.

Nga ndeshja Dinamo-Kastrioti 0-1. Gazeta Si, 11 prill 2022

Tetë javë para mbylljes së kampionatit, Dinamo është 8 pikë larg vendit të 8-të, që do të mundësonte pjesëmarrjen në play out. Ka ende shanse matematikore, por realisht nuk jep asnjë shpresë për qëndrimin në elitë dhe po pëson humbje pas humbjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë