Futboll

Dinamo fiton duelin e mbijetesës në Korçë, sërish dhunë ndaj arbitrit nga tifozët

Gazeta Si – Për herë të tretë radhazi në stadiumin e Korçës janë parë skena të turpshme dhune. Gjatë ndeshjes Skënderbeu-Dinamo, njëri nga arbitrat anësorë është goditur me gur nga tifozët korçarë afër fundit të ndeshjes, duke bërë që loja të ndërpritet për disa minuta.

Kapiteni i Skënderbeut ka qetësuar tifozët dhe loja ka rifilluar, por është një sjellje e papranueshme kjo e tifozëve dhe aq më tepër për një qytet si Korça. Më e keqja është se ndodh për herë të tretë, ndërkohë që komisionet disiplinore të FSHF-së vazhdojnë të tregohen të butë me mesat që marrin.

Dinamo feston fitoren ne Korçe. Gazeta Si, 8 mars 2022

Ndeshja u fitua nga Dinamo, 0-1, me një gol të shënuar nga Redon Mihana që në minutën e 2-të. Një trepikësh me shumë vlera ky për kryeqytetasit, të cilët ngjiten në kuotën e 23 pikëve dhe lënë pas Kastriotin dhe Skënderbeun. Korçarët duket se janë dorëzuar dhe sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Kjo ishte edhe ndeshja përmbyllëse e javës së 24-të të kampionatit, që kryesohet bindshëm nga Tirana, me 53 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë