Nga Gazeta Si – Pas Kupës së Shqipërisë, blutë fituan edhe Superkupën në Finalen e zhvilluar në “Air Albania” në Tiranë.
Skuadrës së Ilir Dajës i mjaftoi pjesa e dytë ku përmbysi fituesit në fuqi që zhbllokuan me Rucin në 8′.
Bregu në 54′ dhe Nani në 59′ kthyen Dinamo City-n në rrugën e duhur ndërsa fitoren e vulosi Qefalija në 90’+6.
Ky ishte trofeu i 35 në historinë e klubit dinamovit, i dyti pas rikthimit në Kategorinë Superiore, i dyti në këtë vit kalendarik dhe i dyti në Presidencën e Bardhit.
Për këtë shërbyen 45’ e dyta kur Dinamo City reagoi dhe përmbysi shifrat e pjesës së parë.
Egnatia e nisi më mirë sfidën të cilën e zhbllokoi me Flamur Ruçin duke shkuar në pushim me avantazhin 1-0.
Pas pushimit, Bregu mendoi për barazimin në 55’. Vetëm 4 minuta më pas ishte Nani që shënoi golin e përmbysjes së bluve.
Avantazh që mbeti në fuqi edhe pas fundit të kohës së rregullt porn ë minutat shtesë ishte Klevi Qefalia që shndërroi në gol penalltinë e akorduar për Dinamo City-n.
Përfundimisht 3-1 për blutë kryeqytetas që rrëmbyen trofeun e fundit të vitit.
Superkupën e parë pas suksesit të fundit në vitin 2008 dhe trofeun e parë Finales së humbur në vitin 2010.
- Fituesit e Superkupës së Shqipërisë
12 – Tirana
3 – Dinamo City, Skënderbeu, Partizani
2 – Vllaznia, Teuta, Flamurtari
1 – Kukësi, Egnatia, Laçi, Elbasani, Besa
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




