Ana e errët

Pas vrasjes te “5 maji”. Njëri nga të rinjtë autori, të tjerët fshehën pistoletën, larguan gëzhojën dhe pastruan lokalin

Tavolina ku ishte ulur Mehmet Qema, 27 vjeç kishte pije energjike dhe tavlla duhani. Në çastet e fundit të jetës të të riut nga Kruma, ai shfaqet duke bërë me shenja refuzuese nga shoku i tij që në këmbë mban një armë me të cilën luan. Në tavolinë së bashku me të janë Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frankli Myftari dhe Xhuliano Koci. Me përjashtim të Marius Demës nën akuzë për vrasje, katër të rinjtë e mësipërm dyshohen  për moskallëzim krimi dhe fshehje të së vërtetës, pasi sipas burimeve policore të Gazetasi.al, njëri prej tyre  largoi gëzhojën ndërsa tjetri fshehu pistoletën.

Policia përshkruan për Gazetasi.al se si viktima u transportua drejt spitalit të Traumës me një mercedez benz me targat Ab... MD, një mjet që u braktis në afërsi të spitalit nga të rinjtë që më pas u shpërndanë. I riu u identifikua nga patenta që kishte në xhep u shpreh një agjent krimesh për Gazetasi.al, ndërsa në procesverbal u shkrua më tej se ai kishte si shenjë dalluese një unazë me inicialet Q. M 925 me një shqiponjë dykrenare.

E hipën në makinë

E. P, është njëri ndër personat qe gjendej në tavolinën e mortit aksidental. “Isha duke ndenjur me shokët dhe në një moment hyra në banak për t’i bërë një ekspres nuses dhe mbas shpinës dëgjova krismë. Kur u ktheva, të gjithë ishin të hutuar dhe të traumatizuar dhe asnjëri nuk po e ndihmonte”, dëshmon në polici i riu. “E kapa nga krahët për ta futur në makinë, por asnjëri nga të pranishmit aty për shkak te traumatizimit nuk po më ndihmonte thotë më tej i riu qe kujton se kur janë nisur drejt spitalit së bashku me të në makinë gjendej dhe një person me emrin Cekrezi dhe se si më pas nga makina të riun e zbritën dhe e hipën në autoambulancë. “Makinën me të cilën solla Mehmetin e braktisa përpara spitalit të burgut dhe u largova më pas me makinën time dëshmon njëri nga shokët.

Ata larguan gëzhojat

Teksa dëshmitarët dhe autori i vetëdorëzuar në polici insistojnë që nuk kishte asnjë konflikt dhe asnjë hatërmbetje, policia deklaron se dy prej tyre Myftari edhe ai i vetëdorëzuar dhe Koci fshinë gjurmë të krimit. 28-vjecari Myftari shfaqet duke larguar nga skena një gëzhojë, kurse Xhuliano Koci dyshohet se hoqi prej andej pistoletën me të cilën u vra viktima. Së bashku me ta, edhe një i tretë i quajtur Marius Halili pastroi lokalin duke hedhur mbeturinat në kosh. “Këtë gjë ma kërkoi pronari u justifikua në polici i riu i cili nuk dha asnjë detaj se çfarë gjeti mbi tavolinë dhe nëse aty veç pijeve energjike që pretendohet a kishte apo jo edhe pije alkoolike apo drogë. Policia i thotë Gazetasi.al se në kërkim të armës zbuloi një laborator të monedhës elektronike BitCoin që gjendet në katin mbi bar kafenenë.

Por pronari i objektit kundërshton të ketë dijeni. Ai ia hedh fajin autorit të vrasjes.

“E ka marrë me qira Mariusi, nuk e di çfarë janë këto disqe dhe çdo gjë që më pyesni”, këmbëngul dëshmitari i radhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë