Ka ndodhur

Dimal, plagosje me armë zjarri pas një sherri në lokal

Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e të shtunës në Dimal. I plagosuri është shtetasi E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, ndërsa autori është N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz.

Sipas policisë sherri ka nisur në një lokal në lagjen “4 Shtatori”. 50 vjeçari, pas sherrit ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 36-vjeçarit, duke e plagosur në këmbë.

Po sipas policisë i plagosuri, pasi mori mjekim në spital, është larguar drejt shtëpisë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë