Gazeta Si – Ka një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e Armando Brojës: do të vazhdojë me Çelsin, apo do të shitet në një skuadër tjetër? Klubi në fakt duket i pavendosur, edhe pse deri tani ka mbrojtur variantin se sulmuesi shqiptar do të mbetet pjesë e bluve.
Broja është bashkuar me skuadrën në stërvitje, pasi mungoi në turneun amerikan. Klubi ka postuar edhe një foto të tij me dy lojtarë të tjerë të dhomat e zhveshjes. Megjithatë, dilemma mbetet dhe nëse vjen një ofertë e mirë, sigurisht që klubi londinez do ta marrë në konsideratë.

Uest Hemi ka qenë deri tani klubi më i interesuar për shërbimet e futbollistit shqiptar. Broja vjen nga dëmtimi dhe ndoshta nuk ka gjendjen optimale, por kualiteti i tij nuk vihet në diskutim. Ndoshta trajneri Poçetino mund të vendosë ta mbajë dhe t’i besojë sulmuesit të ri si zëvendësues.
Në Premnier Ligë ka gjasa të përfundojë edhe një lojtarët e tjerë më të mirë të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Tek Interi këmbëngulin që mesfushori është në planet e klubit, por për një ofertë rreth 30 milionë euro strategjia mund të ndryshojë.

Brajtoni ka shfaqur interes për Asllanin. Është trajneri italian De Zerbi ai që e kërkon me forcë futbollistin e ri shqiptar, pasi beson shumë te potenciali i tij. Gjithçka varet nga oferta financiare, por do të ishte bukur nëse do ta shihnim Asllanin në Premier Ligë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




