Misioni i Barcelonës për të zëvendësuar Ernesto Valverden, po rezulton të jetë një sfidë mjaft e vështirë. Pas refuzimit të Xavi-t, raportohet që edhe holandezi Koeman e ka refuzuar ofertën. Përpos faktit që ishte i vetëdijshëm për presionin nën të cilin ndodhet Valverde, holandezi e ka refuzuar ofertën për shkak se në kontratën që ka aktualisht me kombëtaren e Holandës, ekziston një klauzolë që e lejon atë të largohet vetëm pas EURO 2020.
Sipas asaj që raporton radiotelevizioni katalanas RAC1, drejtuesit e Barcelonës shohin Pochettino-nsi zëvendësuesin ideal të Valverde. 47-vjeçari momentalisht është pa ekip, që prej shkarkimit nga Tottenhami në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Në të kaluarën argjentinasi deklaronte se nuk do ta drejtonte kurrë Barcelonën.
“Jam i qartë, kurrë nuk do të jem trajner i Barcelonës apo Arsenalit, sepse unë identifikohem shumë me Tottenhamin dhe Espanyolin. Ky është vendimi im, sepse më parë preferoj të punoj në fermën time në Argjentinë se në disa vende”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.