Një automjet është përfshirë nga zjarri teksa ka qenë i parkuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës rreth orës 02:30 të mëngjesit të së enjtes.
Makina në pronësi të shtetasit, A.C., ka qenë e parkuar në anë të rrugës pranë banesës së tij. Nga hetimet paraprake dyshohet që zjarrëvënia ishte e qëllimshme.
Pronari i makinës i ka thënë policisë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka dijeni kush i ka vënë zjarrin mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




