Gazeta Si – Ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Shtëpia përdorej prej vitesh si banesë e braktisur ku strehohen njerëzit në nevojë.
Dyshohet se njëri prej personave që qëndronte aty i ka vënë flakën një kolltuku për t’u ngrohur.
Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe më pas ka marrë flakë një pjesë e banesës. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësja ka arritur të vendosë nën kontroll flakët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




