Ka ndodhur

Digjet një makinë pa targa në Vlorë, dyshohet si ngjarje e qëllimshme

Gazeta Si – Një makinë është gjetur e djegur në qytetin e Vlorës pas mesnatës rreth orës 01:15 të kësaj të enjteje.

“Fuoristrada” tip “Jeep” pa targa u konstatua duke u shkrumbuar tërësisht në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi mbledhjen e provave si dhe filloi hetimet për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.

Informacione paraprake nga policia, konfirmojnë se ka dyshime të forta që mjeti mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal më parë në qytet dhe i është vendosur flaka nga vetë personat që e kishin në pronësi, ndërsa më parë janë kujdesur për t’i hequr targat.

Po ashtu vendi ku është djegur mjeti, është gjithashtu një zonë ku shpesh herë janë kapur gomone për dërgimin e klandestinëve, çka ngre dyshime të forta që dhe makina në fjalë mund të jetë përdorur ndoshta për të tillë aktivitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë