Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen Partizani të Vlorës, aty ku makina ishte e parkuar.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
“Më datë 17.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, është përfshirë nga flakët një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit P. M., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




