Ka ndodhur

Digjet një magazinë në Pogradec, dëme të mëdha materiale

Gazeta Si – Një magazinë grumbullimi frigoriferike është djegur mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë në Pogradec.

Policia thotë se nga zjarri është djegur plotësisht magazina në pronësi H. H. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 2 zjarrfikëse të Pogradecit dhe 1 nga Maliqi për fikjen e zjarrit.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se nuk ka të lënduar, por ka dëme të mëdha materiale. Pranë kësaj magazine ndodhet nënstacioni elektrik i cili falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrfikëse nuk është rrezikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë