Gazeta Si – Një automjet i tipit ‘BMW’ u përfshi nga flakët gjatë pasdites së sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, afër Astirit.
Sipas njoftimit të policisë, flakët në makinën e drejtuar nga shtetasi me inicialet F.H, mund të jenë shkaktuar nga një defekt në mjet dhe kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin F.H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, – shkruhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




