Ka ndodhur

Digjet makina “Fiat” në Durrës, dyshohet si pasojë e një defekti teknik

Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës.

Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, në Xhafzotaj.

Policia thotë se dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë