Gazeta Si – Automjeti i një punonjësi policie në Shkodër është djegur gjattë natës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Daniel Matlija”, në Rrugën e Koplikëve, ku ka marrë flakë makina në pronësi të D.T., 53 vjeç.
Mjeti ishte parkuar pranë banesës së policit, i cili ka njoftuar zjarrikëset dhe kolegët e tij për ngjarjen.
Sipas dyshimeve të para, mësohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, pasi është gjetur lëndë djegëse.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




