Ka ndodhur

Digjet makina e policit në Lezhë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Gazeta Si – Një automjet është djegur në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, i cili është në pronësi të një punonjësi policie.

Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme. Automjeti ka qenë i parkuar kur u përfshi nga flakët.

Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh pak metra larg policisë.

Forcat zjarrfikëse ndërhyn në kohë dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor është duke punuar për rastin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë