Gazeta Si – Një makinë është djegur gjatë natës në fshatin Halil të Fushë-Krujës në pronësi të shtetasit E.A., e cila ka qenë e parkuar në oborrin e banesës.
Nga zjarri nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Dyshohet që ngjarja të jetë zjarrvënie e qëllimshme.
Pronari i makinës ka deklaruar në polici që nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e zjarrvënies se qëllimshme.
Autorët, sipas pronarit të makinës, kanë hyrë nga avllia e banesës. Në shtëpinë në fshatin Halil nuk ka kamera sigurie. Policia nuk përjashton mundësinë që djegia e makinës të përdoret si alibi për të kërkuar azil.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



