Gazeta Si – Një lokal në Sarandë ka marrë flakë gjatë mesnatës, pas festimeve të 8 Marsit, ku shkak dyshohet të ketë qënë një defekt tek aspiratori.
Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta meteriale, por fatmirësisht pa të lënduar. Flakët janë vënë re në orën 03:00 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambjentet e banimit të godinës dhe më pas fikjen e tij.
“Sot, rreth orës 03:00, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit M.B.,”, – njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




