Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Vlorë. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” rreth orës 03:00, ndërkohë që makina tip “Audi” ka qenë e parkuar. Sipas policisë, mjeti është në pronësi të shtetases B.T., dhe ai është shkrumbuar nga zjarri.
Burimet policore shprehen se dyshohet paraprakisht të jetë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi automjeti kishte disa ditë i parkuar në zonë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




