Një automjet tip “Audi” është djegur gjatë natës në Vlorë.
Policia informon se mjeti prej flakëve është shkrumbuar plotësisht.
Mësohet gjithashtu se automjeti ishte në pronësi të një 23-vjecareje me inicialet E. H.
“Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




