Ka ndodhur

Digjet ‘Benzi’ gjatë natës në Vlorë, rasti i tretë brenda 3 ditësh

Gazeta Si – Një automjet i tipit “Mercedes-Benz” është djegur në orët e para të ditës së mërkurë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë.

Sipas policisë, automjeti është djegur plotësisht teksa ndodhej në garazh dhe ishte në pronësi të shtetasit K.N.

Nuk dihet zjarrvënia nëse është e qëllimshme, apo ka ndodhur për shkak të defekteve teknike.

Kjo është makina e tretë e djegur në tri ditët e fundit në Vlorë, ku krahas tyre janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera.

Policia shpalli një 29-vjeçar në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Bëhet fjalë për R. Z., 29 vjeç banues në lagjen “24 Maji”, pasi dyshohet se ka djegur 2 automjetet, në pronësi të shtetasve M. Ç. dhe R. I.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë