Ka ndodhur

Digjet banesa në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

Një 55-vjeçar humbi jetën mëngjesin e të enjtes në Vlorë teksa banesa e tij u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”.

Si pasojë e flakëve 55 vjeçari është asfiksuar. Në pamundësi për të lëvizur ka marrë flakë edhe batanija me të cilën ishte mbuluar.

“Është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë