Ka ndodhur

Digjet banesa në Shkodër, 5 familje mbeten në qiell të hapur

Gazeta Si – Pesë familje në zonën e Golemit në Shkodër, kanë mbetur pa strehë, pasi banesa ku jetonin është djegur tërësisht mbrëmjen e së hënës, ku shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke izoluar flakët që të mos digjeshin shtëpitë e tjera.

Familjarët apelojnë për ndihmë, teksa një fëmijë ka pësuar djegie. Në pak minuta, mbrëmjen e së hënës, flakët të ndihmuara edhe nga era shkatërruan godinën dy katëshe, ku jetonin 5 familje me 30 persona.

Për disa orë me radhë forcat zjarrfikëse tentuan të shuajnë zjarrin  por e kishin të vështirë, madje dy efektivë u plagosën gjatë aksionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë