Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur.
Të tre u dërguan në spital, por 40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari kanë ndërruar jetë nga asfiksia.
Sipas policisë, në gjendje të rëndë është edhe fëmija tjetër, 6-vjeç. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



