Ka ndodhur

Digjet banesa në Elbasan, ndërron jetë 75-vjeçarja

Një 75-vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

“Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë