Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë ku banesa e një pallati në lagjen e vjetër është përfshirë nga flakët.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë pikasur tymin e zjarrit qe po depërtonte nga dritaret të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e cila ka shkuar në vendngjarje për fikjen e zjarrit.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga banesa i cili ishte në gjendje të rëndë duke e dërguar drejt spitalit të Bulqizës por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.