Ka ndodhur

Digjet apartamenti në një pallat në Shkodër, ka vetëm dëme materiale

Gazeta Si – Një banesë në katin e katërt të një pallati në pronësi të familjes Haxhia, është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen “Parrucë” në Shkodër.

Nga të dhënat paraprake mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Në momentin e zjarrit, asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka qenë në banesë. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku më grupin hetimor.

Pas ngjarjes, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci mbërriti në vendin e ngjarjes për të inspektuar dëmet e shkaktuara.

Mësohet se kryebashkiaku komunikoi me anëtarët e familjes Haxhia për t’i qetësuar lidhur me ngjarjen e ndodhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë