Ka ndodhur

Digjen makina dhe motori në Kaninë të Vlorës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gazeta Si - Një automjet dhe një motoçikletë janë djegur gjatë natës në fshatin Kaninë të Vlorës.

Sipas burimeve, ngjarja është regjistruar në orën 01:40 në një banesë. Është njoftuar policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin, i cili kishte shkrumbuar pothuajse makinën dhe motorin.

Policia ka marrë në pyetje pronarin si dhe po heton për rastin, pasi dyshohet si zjarrëvënie e qëllimshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë