Ka ndodhur

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, përdoreshin nga agjenti i krimeve në polici

Gazeta Si - Dy automjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër rreth orës 03:25. Bëhet fjalë për një mjet tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, të cilat kanë qenë të parkuara. Sipas burimeve, zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm në formë paralajmërimi dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjithnjë sipas burimeve praprake, një agjent krimesh në Policinë e Shkodrës dyshohet se ishte objekt i paralajmërimit.

Makinat e djegura rezultojnë në pronësi të shtetasit S.H., por përdoreshin nga E.L., agjent i krimeve në Shkodër.

Grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet, dyshon se djegia e mjeteve ka qenë një mesazh pikërisht për E.L.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë