Ka ndodhur

Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë

Dy makina janë djegur gjatë natës në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit. Policia sqaron se mjetet janë  djegur rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë.

Sipas informacioneve, mësohet se të dy mjetet janë në pronësi të shtetasit T.K., banues këtë fshat. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Hetimet do të zbulojnë nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo gjithçka ka ndodhur për shkak të ndodhë defekti teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë