Gazeta Si – Dy makina janë përfshirë nga flakët në Vlorë në lagjen “Pavarësia” mëngjesin e kësaj të marte dhe dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.
Sakaq, raportohet se janë djegur një automjet tip Benz me targa AA 017 RO dhe një tip Opel me targa Ab 314.
Burime të policisë konfirmojnë se flaka i është vendosur “Benz”-it, i cili është në pronësi të një femre dhe më pas ka marrë dhe “Opel”-i.
Policia kanisur hetimet, duke marrë marrë në pyetje pronaren dhe po këqyr kamerat e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



