Ka ndodhur

Digjen 5 hektarë pemëtore dhe bazë ushqimore, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Nga Gazeta Si – Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarësh të mbjellë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë në fshatin Baban të Bashkisë Devoll.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll të 5 vatrat e zjarrit, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemëtoret e tjera.

Dëmi që shkaktoi zjarri janë të konsiderueshme, ndërsa policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë